Please enter at least 3 characters.

PSG hyn në garë për Danny Rose

2019/07/Danny-Rose.jpg
259:"MADRID, SPAIN - JUNE 01: Danny Rose of Tottenham Hotspur controls the ball during the UEFA Champions League Final between Tottenham Hotspur and Liverpool at Estadio Wanda Metropolitano on June 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint Germain është interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit të Tottenham Hotspur, Danny Rose.

Mbrojtësi anësor është aktualisht në shitje dhe i është dhënë kohë shtesë për turneun para-sezonal të Spurs në Singapor, kështu që mbrojtësi mund të eksplorojë mundësitë për klubin e ardhshëm.

Sipas mediumit britanik Sky Sports, kampionët francezët kanë biseduar me Tottenhamin për 29-vjeçarin, i cili ka një çmim prej 22 milionë eurosh.

Rose në aksion gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Rose është i hapur për të lënë klubin nga Londra e Veriut, pasi në sezonin e fundit nuk ishte titullar fiks.

"Nuk ka të bëjë me paraqitje të rregullta për ekipin e parë. E njoh moshën time dhe pretendimet e klubit”.

Anglezi gjatë kontrollit të një topi (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

"Do të jem i ulur në stol gjatë javëve të ardhshme dhe do të shohim çfarë ndodh".

"Sido që të jetë, unë jam i përgatitur për çfarëdo që të ndodhë", ka thënë Rose.

Edhe klubi gjerman, Schalke, thuhet të jetë i interesuar për Rosen, i cili bëri 36 paraqitje sezonin e kaluar, ndërsa Ryan Sessegnon i Fulhamit po shihet si zëvendësues i tij. /Telegrafi/