Please enter at least 3 characters.

Pronarja e oborrit të papastër u dënua me njëmijë euro (Foto)

2017/03/Pronarja-e-oborrit-të-papastër-u-dënua-me-njëmijë-euro-foto.jpg
30:"© Stoke-on-Trent Council/SWNS

Ria Parks nga Normacot i Wales, është dënuar me njëmijë euro, shkaku i oborrit të mbuluar nga jashtëqitjet e qenve të saj.

Pronarja 34-vjeçarja, i ka anashkaluar vërejtjet e mirëmbajtësve të qytetit, që t’i largojë mbetjet që lëshonin erë dhe mund të nxisin sëmundje, transmeton Telegrafi.

Oborri plot me jashtëqitje të qenve

Madje, ajo e ka vënë shportën me mbeturina para derës, disa ditë para se të vijë për t’i mbledhur kamioni i higjienës publike.

Gjykata ka dashur t’ia ndalojë të mbajë kafshë për një kohë, por pas ankesës i është lejuar, vetëm se do të kontrollohet kohë pas kohe.

Pasi e ka paguar gjobën, Parks është detyruar të pastrojë dhe dezinfektojë oborrin, si dhe të japë deklaratë se do ta mbajë pastër. /Telegrafi/