Prishtina konfirmon tri largime - Lilaj, Shabani dhe Atanda nuk do të jenë më pjesë e kampionëve
11/01/2022
Prishtina ka konfirmuar se Sabjen Lilaj, Xhevdet Shabani dhe Sodiq Atanda nuk janë më pjesë e klubit.Telegrafi kishte njoftuar më parë për largimet e këtyre lojtarëve, që i bashkohen Florent Adylit, që shkëputi marrëveshjen me herët me klubin.
Lilaj që ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë i'u bashkua Prishtina në verën e vitit 2020 ndërkohë që e fitoi titullin kampion me skuadrën prishtinase.
Lilaj u paraqit në 35 ndeshje me Prishtinën dhe i realizoi tre gola.
Në anën tjetër Xhevdet Shabani erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 ndërkohë që për kryeqytetasit u paraqit në 13 ndeshje në të gjitha garat.
Në ditët në vijim Prishtina pritet të bëjë disa afrime. /Telegrafi/


