Poezia e axhës nga Deçani godet rëndë politikanët (Video)
Nuk dihet se kush është ky burrë, për të cilin thuhet se vjen nga Carrabregu i Deçanit.
Në një video të plasuar në Facebook, ai e reciton një vjershë, ku përmend të gjithë politikanët, si të pozitës ashtu edhe ata të opozitës.
“Isa Mustafa me Hashimin, n’katër qoshe ja qitën timin”, thotë mixha, lidhur me ngjarjet e fundit në parlamentin e Kosovës.
Derisa Kadri Veselin e quan ‘kallauz’, për Albin Kurtin thotë se ‘i bie defit’.
“Fatmir Lima me Ramushin, tokë së bashku i fryjnë prushit, nxitën Palin me Donikën, parlamentit t’ja shtinë frikën” vazhdon vjersha.
Dëgjoni më tutje vjershën e mixhës dhe mësoni se çfarë do të hanë, votuesit e shkretë. /Telegrafi/
<div class="fb-video" data-allowfullscreen="1" data-href="https://www.facebook.com/101008313273485/videos/1136993586341614/">
https://www.facebook.com/101008313273485/videos/1136993586341614/">https://www.facebook.com/101008313273485/videos/1136993586341614/">Mixha i talentuar nga Carrabregu vjen me poezi per ngjarjet e fundit.NE VEND TE BAKLLAVES DO TE HAJM SPECA
Posted by https://www.facebook.com/Deçani-101008313273485/">Deçani on Saturday, February 27, 2016


