Please enter at least 3 characters.

Podujevë, dy motrat e mitura ankohen në polici se nëna e tyre që nga ndarja me babanë po iu bën presion përmes rrjeteve sociale

2023/05/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia e Kosovës njofton për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Podujevë.

Sipas njoftimit, të martën rreth orës 16:00 dy të mitura kanë raportuar se nëna e tyre nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik përmes rrjeteve sociale.

“Podujevë   25.07.2023 - 16:00. Dy viktimat femra kosovare të mitura, kanë raportuar se nëna e tyre e dyshuara femër kosovare nga dita kur është ndarë nga babai i tyre është duke iu bërë presion të vazhdueshëm psikik dhe duke iu shënuar në rrjetet sociale”, thuhet në raportin policor.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. /Telegrafi/