Please enter at least 3 characters.

Po lëvizte me shpejtësi të madhe më motoçikletë, kamera e vendosur në helmetë kapi momentin kur ai rrëzohet

2021/10/1-131.jpg

Në internet është shfaqur videoja e një aksident trafiku, që u regjistrua nga kamera e vendosur në helmetën e motoçiklistit që e pësoi keq.

Ai po lëvizte me shpejtësi të madhe nëpër një autostradë, por kur tentoi që në një kthesë të madhe të futet me shpejtësi, ai humbi kontrollin dhe u rrokullis, transmeton Telegrafi.

Ky moment rrëqethës u filmua nga kamera e vendosur në helmetë, kurse shoferi i motoçikletës për fat arrin të ngritet në këmbë pavarësisht që përplaset dhe rrokulliset nëpër asfalt.

Gjykuar nga pamjet duket se ai ka shpëtuar me vetëm disa gërvishtje, derisa motoçikleta e tij ishte dëmtuar bukur shumë. /Telegrafi/