Please enter at least 3 characters.

Plaçkitet një pompë benzine në Shkup

2017/02/Vjedhje.png

Dy persona të maskuar rreth orës 03:40 kanë kryer plaçkitje në një pompë benzine në rrugën “Aleksandar Urdarevski” në Shkup, me ç’rast kanë marrë rreth 100 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

MPB-ja informon se rastin në polici në orën 04:10 e ka denoncuar A.A.

Policia më tej shton se po ndërmerren masa për gjetjen e personave.