Please enter at least 3 characters.

Pjesëtarët e ROSU-së dalin para drejtësisë për rrahjen e truprojave të Vulinit

2016/01/pjes-euml-tar-euml-t-e-rosu-s-euml-dalin-para-drejt-euml-sis-euml-p-euml-r-rrahjen-e-truprojave-t-euml-vulinit_hd.jpg

Dy prej tyre akuzohen edhe për kanosje me armë, duke ua vënë në kokë përkatësisht në gju revolen dy truprojave të Vulinit për t’i detyruar ata që të pranojnë se “ndodhen në Republikën e pavarur të Kosovës” , shkruan sot "Koha Ditore”.

Njëmbëdhjetë policët e njësisë elite të Policisë së Kosovës kanë dalë të martën para drejtësisë për shkak të dyshimit se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ata kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e truprojave të ministrit serb pa portofol, Vulin.

Në seancën e dytë fillestare që nuk ka zgjatur më shumë se 20 minuta, kryetari i trupit gjykues, Vladimir Mikula, u ka thënë palëve se vendimin nëse do të ketë gjykim apo do të hidhet aktakuza poshtë, do t’ua komunikojë me shkrim. Paraprakisht prokurorja Natasha Vicary ka lexuar aktakuzën, derisa mbrojtja ka kërkuar hedhjen poshtë të saj dhe shpalljen e provave të papranueshme.

Burime të gazetës kanë thënë se e gjithë kjo përbën një improvizim. Pas tërheqjes së urdhrit për arrestim, Vulin kishte ardhur sërish në Kosovë. /Koha Ditore/