Pique: Ronaldo nuk mund t'i afrohet Messit
12/06/2016
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka ngritur në qiell Messin në krahasim me Ronaldon.
Sipas tij, Ronaldo është shumë i mirë, por nuk mund të krahasohet me Messin.
“Cristiano është super i kompletuar, ka gjithë atë që do të dëshironte një futbollist. Ai është i madh, i shpejt, i mirë në ajër, mund të shënojë me të dyja këmbët... por Messi është një gjë tjetër”.
“Ai ka talent natyral. Leo mund të luajë ku do, aftësitë e tij janë jo normale”.
“Topi ngjitet në këmbët e tij. Eshtë fantastike. Ai ka shumë këmbë të forta. Leo është lojtari më i mirë në hsitori”, ka deklaruar Pique. /Telegrafi/


