Please enter at least 3 characters.

Përballja Bayern Munich – Atletico Madrid në dyshime – Gnabry mund t’i ketë infektuar edhe lojtarët e tjerë bavarezë me coronavirus

2020/10/932727-twitter-2.jpg

Përballja mes Bayern Munichut dhe Atletico Madridit është në rrezik të shtyhet, shkaku i infektimit të Serge Gbaryt me coronavirus.

Klubi gjerman njoftoi mbrëmë se sulmuesi është infektuar me COVID-19 dhe është dërguar në vetëizolim

Në njoftimin e Bavarezëve nuk është bërë e ditur nëse lojtari kishte kontakte me lojtarët e tjerë të skuadrës.

Bayerni do të përballet sonte në Allianz Arena me Atletico Madridin nga ora 21:00, derisa ky takim mund të shtyhet.

Ekziston rreziku se Gnabry ka infektuar bashkëlojtarët e tjerë, pasi me vonesë është zbuluar infektimi i tij.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i UEFA-s në bashkëpunim me Bayern Munichun që është nikoqir. /Telegrafi/