Please enter at least 3 characters.

Pentagoni thotë se lëvizjet e trupave ruse në afërsi të Kievit janë ripozicionim – e jo tërheqje e vërtetë

2022/03/1-356.jpg
103:"Pentagon press secretary John Kirby speaks with reporters at a briefing on Tuesday March 29. (CNN/Pool)
10:"(CNN/Pool)

Pentagoni ka paralajmëruar se derisa një “numër i vogël” i forcave ruse janë larguar nga Kievi “gjatë të hënës”, Rusia mundet akoma të kryej brutalitet masiv mbi vendin – përfshirë këtu kryeqytetin ukrainas.

“Në besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje reale, dhe të gjithë ne duhet të jemi të përgatitur që të mund të shohim një ofensivë të madhe kundër rajoneve të caktuara në Ukrainë. Kjo nuk do të thotë se kërcënimi për Kievin ka marr fund”, ka njoftuar tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, transmeton Telegrafi.

“Askush nuk duhet të mashtrohet nga pretendimet e fundit të Kremlinit, se do të reduktojë sulmet ushtarake në afërsi të Kievit apo çfarë raportimi se do të tërheq të gjitha forcat”, shtoi Kirby.

Pentagoni bëri të ditur se më shumë po ngjanë me një ripozicionim sesa tërheqje të trupave – duke dëshmuar edhe një herë se Moska nuk po i përmbahet premtimeve të dhëna. /Telegrafi/