Please enter at least 3 characters.

Pasi Mimoza lansoi këngën, Seldi paralajmëron menjëherë projektin e ri

2018/11/SeldiQalliu.jpg

Mimoza Shkodra lansoi ditë më parë projektin e ri që u mendua se është dedikim për Seldin.

Bukuroshja shqiptare publikoi këngën që u mendua se është dedikim dhe Seldi nuk vonoi.

Ai ka konfirmuar projektin e ri të tij muzikor, që vjen në bashkëpunim me Keisin.

Keisi është vajza e Sabianit, që kohë më parë u spekulua se u bë pjesë e OTR.

“S’ka Dashni” është titulli i projektit të Seldit, që po ashtu flet për temën e ndarjes.

Seldi dhe Mimoza ishin ndër çiftet më të pëlqyera të estradës shqiptare, por i dhanë fund lidhjes pa shumë zhurmë mediatike.

Kënga "Mu ma le fajin" nga Mimoza që u shoqërua me videoklip, është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/