Parlamenti Evropian do të përgatitë listën e ''vendeve të sigurta''
30/04/2016
Parlamenti Evropian (PE) ka filluar procedurat për përgatitjen e njëliste të përbashkët evropiane të ''vendeve të sigurta'' në fqinjësinë e saj, ku duhet të gjenden edhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, Transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nëse ndodh kjo, atëherë vendet e këtyre shteteve nuk do të mund të kërkojnë azil në BE. Me këtë veprim, PE-ja shpreson që të ulet trysnia e azilkërkuesve në vendet anëtare të BE-së.
Këtë nismë e ka inicuar Komiteti për drejtësi dhe liri të qytetarëve në PE, ndërkaq pritet që të ketë polemika se kush dhe si i plotëson kriteret për të qenë pjesë e kësaj liste./Telegrafi/


