Please enter at least 3 characters.

Osmani: BE patjetër të tregojë gatishmëri për ta pranuar Maqedoninë

2017/02/Bujar-Osmani-me-llogo-e1521738717155.jpg

Zv.kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani, i bën thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të marrin masa konkrete për forcimin e 'optimizmit evropian' në vend dhe besimin në perspektivat për integrim evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

'Pas gjithë asaj që ka bërë qeveria e re, BE duhet të ndërmerr hapa konkret për të demonstruar gatishmërinë e saj për të pranuar Maqedoninë në rradhët e saj'', ka thënë Osmani në konferencë.

Sipas fjalëve të Osmanit, bllokimi i gjatë i Maqedonisë në rrugën drejt BE-së ishte e inkurajuar nga kriza e thellë institucionale në vend.

''Detyra jonë kryesore në 100 ditët e para nga qeveria e re është që të menjanojmë këtë bllokadë dhe të vazhdojmë me zbatimin e programit për integrim në BE për Maqedoninë'', ka theksuar Osmani. /Telegrafi/