Please enter at least 3 characters.

‘Oscars 2020’, çfarë duhet të dini

2020/02/Oscars-1.jpg
312:"HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 24: In this handout provided by A.M.P.A.S., The crew of "Green Book" react onstage after winning the Best Picture award during the 91st Annual Academy Awards at the Dolby Theatre on February 24, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Matt Petit - Handout/A.M.P.A.S. via Getty Images)
27:"A.M.P.A.S. via Getty Images

Të gjitha ceremonitë e ndarjes së çmimeve filmike çonin drejt natës më të madhe në Hollywood, asaj të Academy Awards që njihet thjesht si “The Oscars”.

Koha

(Foto: Matt Petit - Handout/A.M.P.A.S. via Getty Images/Guliver)

Evenimenti do të mbahet të dielën më 9 shkurt me fillim nga ora 20:00 me kohën lokale (në orën 2:00 të të hënës, 10 shkurt, me kohën tonë).

Lokacioni

Dolby Theatre (Foto: David McNew/Getty Images/Guliver)

Yjet do mblidhen në Dolby Theatre të Los Angelesit, ku ceremonia mbahet që nga viti 2002.

Nominimet

Drama e errët, "Joker", udhëheq me 11 nominime që u bënë publike në më 13 janar. “Ford v Ferrari", "The Irishman", "Jojo Rabbit", "Little Women", "Once Upon a Time... in Hollywood", "Marriage Story", "Parasite" e "1917" – janë disa prej filmave që konkurrojnë për çmime.

Prezantuesit dhe performuesit

Regina King (Foto: JC Olivera/Getty Images/Guliver)

Sandra Oh, James Corden, Maya Rudolph, Timothee Chalamet e Regina King – janë në mesin e prezantuesve të përcaktuar. Ndërsa në skenë do të performojnë emra, si Janelle Monae, Elton John, Idina Menzel e Billie Eilish.

Nikoqiri

Jimmy Kimmel ishte nikoqiri i fundit i 'Oscars', në vitet 2017 dhe 2018 (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Për të dytin vit radhazi, spektakli do të mbahet pa nikoqir. /Telegrafi/