Please enter at least 3 characters.

OEM: Infrastruktura hekurudhore e pazhvilluar pengon afarizmin në Maqedoni dhe Ballkan

2016/05/hekurudha-itali.jpg

Oda ekonomike e Maqedonisë (OEM) konsideron se mungesa e infrastrukturës hekurudhore moderne është pengesa më e madhe për zhvillimin e afarizmit në rajon, pasi që Ballkani është pak i lidhur me këtë lloj transporti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç kësaj, pengesa janë edhe tregu i kufizuar, mungesa e përvojës afariste, si edhe rrjetet e dobëta diplomatike. Këto gjëra do të hapen në tryezën e rumbullakët që e paralajmëroi OEM-ja, me temë ''Pozita e vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare - përparësitë dhe mangësitë'', që do të mbahet më 17 shkurt, me rastin e 95 vjetorit të shoqërive të odave në Maqedoni.

Në këtë tryezë do të promovohet dhe Nisma për lidhjen e sipërmarrësve nga vendet e vogla./Telegrafi/