Please enter at least 3 characters.

Nora pozon me robdeshambër mbi krevat

2018/02/NoraIstrefi.jpg

Nora Istrefi numëron mbi 668 mijë ndjekës në Instagram, ku krahas njoftimeve për projektet e reja apo koncertet, publikon edhe fotografi nga përditshmëria e saj.

Gjatë të dielës, këngëtarja e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me robdeshambër, e shtrirë mbi krevat.

Ajo duket e rregulluar dhe mjaft bukur, ndërsa për një orë ka marrë 15 mijë pëlqime.

"Një mëngjes si ky", shkruan në përshkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetin social, Instagram.

Ndërsa në InstaStory, ajo ka publikuar imazhe gjatë përgatitjeve të saja para koncertit në Tiranë.

(Foto: Instagram/ _NoraIstrefi_)

Nora sjell më rrallë projekte të reja muzikore, mirëpo kujdeset që ato të jenë të pëlqyeshme nga fansat e këngëtares.

Në vitin e kaluar, ajo publikoi dy bashkëpunime shumë të suksesshme, një me bashkëshortin e saj, Robert Berisha dhe një tjetër me reperin e popullarizuar, Gjiko.

Edhe "S'ka inat", edhe "Gabime" u publikuan në muajin korrik. Videoklipi i duetit me Robertin numëron mbi 10 milionë shikime në YouTube, kurse ai me Gjikon mbi 22 milionë shikime. /Telegrafi/