Please enter at least 3 characters.

Ngjyra e preferuar e viteve 90’ është rikthyer përsëri në trend

2020/08/beyonce-kelly-rowland-and-michelle-williams-of-destinys-news-photo-1598294419-e1598512844318.jpg

Shpesh trendet e viteve të kaluara rikthehen në trend përsëri pas disa vitesh.

Ndërsa ishit në shtëpi gjatë pandemisë mund të jeni kthyer pas në kohë dhe keni shikuar fotografitë e vjetra, ku keni vënë re se ngjyra jargavan ishte prezente gjithandej.

Tani është rishfaqur - siç bëjnë shumica e trendeve, ngjyra jargavan po shihet në pistat e vjeshtës dhe gjithashtu në të gjitha dyqanet, kështu që filloni t’i bashkoheni trendit.

Një arsye tjetër e fortë për të pëlqyer ngjyrën është se është një ton më e zbehtë se ngjyra vjollcë, e cila simbolizon mbretërinë dhe luksin.

Kjo ngjyrë dikur ishte aq e shtrenjtë, sa që vetëm sundimtarët dhe elita e lartë mund ta përballonin blerjen.

Por, duke qenë se jargavani është më delikate se ngjyra vjollcë, ajo jep një ndjenjë më rinore. /Telegrafi/