Please enter at least 3 characters.

Neville: Unitedi do të fitojë Ligën Premier para Liverpoolit

2019/08/Solskajer-Klopp.jpg
323:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 24: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool and Ole Gunnar Solskjaer, Interim Manager of Manchester United react during the Premier League match between Manchester United and Liverpool FC at Old Trafford on February 24, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Gary Neville beson se Manchester United do të fitojë përsëri titullin e Ligës Premier League para se të bëjnë rivalët e urryer të Liverpoolit.

Djajtë e Kuq përfunduan në vendin e gjashtë sezonin e kaluar, ndërsa Reds  humbën kampionatin për vetëm një pikë ndaj Manchester Cityt.

Megjithatë, ish-trajneri i Valencias dhe legjenda e Unitedit, Neville beson se ish-klubi i tij është më afër fitimit të ligës sesa mendojnë shumë tifozët.

Neville është i bindur që Ole Gunnar Solskjaer është afër kthimit të ekipit në binarë dhe do të arrijë ta rikthej titullin e Ligës Premier para Liverpoolit.

"U rrita për 18 vitet e para të jetës sime dhe nuk pashë asnjë titull të ligës nga Manchester United, por 20 ose 25 vitet e ardhshme ishin të lavdishme. Ishte si parajsa", ka thënë fillimisht Neville.

Neville ka fituar shumë trofe me Unitedin (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

"Tani është e vështirë. Në të vërtetë nuk më shqetëson mua sepse mund të korrigjohet nga pak me disa vendime të mira nga drejtuesit dhe vendime të mira në departamentin e rekrutimit".

"Ajo që po them është se Liverpool, City, Tottenham, të gjitha këto klube kanë pasur politika të dobëta rekrutimi gjatë 25 ose 30 viteve të fundit herë pas here. Kështu që Unitedi po kalon tani në këtë moment".

Neville ka besim tek Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

"Por, Unitedi do të fillojë të fitojë përsëri. Kjo do të ndodhë. Mund t'ju garantoj se Unitedi do të fitojë përsëri".

"Sipas mediumit tim, ata ndoshta do të fitojnë ligën përpara Liverpoolit. Kjo nuk është mos-respektuese, ata ndoshta do të fitojnë ligën para Liverpoolit".

"Unë mendoj se ata do të fitojnë një kampionat para Liverpoolit", përfundoi legjenda angleze e Unitedit. /Telegrafi/