Në stilin e Leo Messit: Rafael Leao kaloi një nga një lojtarët e Napolit, për të asistuar te Giroud
Rafael Leao krijoi një moment të veçantë në Ligën e Kampionëve, teksa vrapoi përmes mbrojtjes së Napolit, për të asistuar te goli i epërsisë së Milanit.
Rossoneët u futën në takimin e dytë çerekfinale si me fat nga ndeshja e parë në San Siro, por sërish u dëshmuan gabim kritikëve.
Derisa fituan 1-0 në duelin e parë, Milani ishte afër ta bënte të njëjtën gjë edhe në stadiumin “Diego Armando Maradona”, por që Victor Osimhen shënoi për 1-1 në minutat e fundit të takimit edhe pse ky rezultat nuk e ndihmoi Napolin.
Por, të rikthehemi tek momenti më i bukur i ndeshjes, atë që e prodhoi sulmuesi portugez.
Mysafirët ia dolën të mbyllnin pjesën e parë në epërsi, falë një vrapimi të pabesueshëm nga Leao, i cili u nis nga pjesë fusha e Milanit, përpara se të të asistonte te Olivier Giroud.
Francezi e mposhti portierin e Napolit, të cilit dështoi t’i shënonte nga pika e bardhë minuta më herët, e që më pas festoi së bashku me yllin më të madh aktual të Milanit duke i fshirë atleten.
Ky vrapim i Leaos padyshim se u bë viral në rrjetet sociale dhe mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Scout7Calcio/status/1648412927110664194?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1648412927110664194%7Ctwgr%5Eedb23227628047a1d8a8a7e7814ebdc6e3a0e0a0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2Fac-milans-rafael-leao-assist-olivier-giroud-vs-napoli-in-ridiculous-fashion%2F


