Please enter at least 3 characters.

Në Shqipëri dhe Itali, bazë rekrutimi për militantët e ISIS (Video)

2016/01/n-euml-shqip-euml-ri-dhe-itali-baz-euml-rekrutimi-p-euml-r-militant-euml-t-e-isis-video_2_hd.jpg

 Në zonat e Italisë veriore, kjo organizatë synon të rekrutojë kryesisht italianë. Zbulimi u bë pas hetimeve nga autoritetet gjyqësore italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe bëhen edhe më të forta, pas zbulimit të një dokumenti në gjuhën italiane, që dyshohet se i përket ISIS.

Prokurori i Përgjithshëm i Breshias, Luigi Maria Dell’ Osso, tha se nga hetimet ka rezultuar se qendra rekrutimi dhe trajnimi të militantëve të ISIS, ka edhe në Itali.

Duke folur për “Corriere”, prokurori Dell'Osso konfirmon se Shqipëria është identifikuar si bazë për rekrutimin, trajnimin, organizimin dhe integrimin e militantëve, duke qenë në kontakt me persona të tjerë që qëndronin në Brescia.

Gjatë një takimi të mbajtur në Romë disa javë më parë në lidhje me situatën në fjalë, prokurori i Përgjithshëm i Breshias tha: “Ne kemi verifikuar, duke bërë hetime të reja dhe duke i lidhur ato me të dhënat që kishim mbledhur në të kaluarën, dhe rezulton që ka lidhje me vendet e Evropës Lindore pranë nesh siç është Shqipëria”. /Telegrafi/