Please enter at least 3 characters.

Në prag të fillimit të vitit shkollor, UNICEF-i dhuron donacion me mjete mbrojtëse për 39 shkolla në Prishtinë

2020/09/119060638_3298490180220806_2164658960995899011_o.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pranuar sot një donacion nga UNICEF-i dhe USAID me mjete mbrojtëse për fëmijët lidhur me COVID-19.

Pranimi i donacionit u bë në shkollën “Dardania” në Prishtinë.

“Sot në shkollën “Dardania” pranuam një donacion me pako higjienike dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, që të përgatiten për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.
Falënderojmë UNICEF-in dhe USAID për donacionin për 39 shkollat, ashtu që fëmijët e Prishtinës të kthehen të sigurt në shkollë”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:Po bëhemi gati për të nisur ditët e para në shkollë!Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që të rihap shkollat, prioritet për ne mbetet mbrojtja e shëndetit të të gjithëve e në veçanti e fëmijëve tanë!Sot në shkollën “Dardania” pranuam një donacion me pako higjienike dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, që të përgatiten për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.Falënderojmë UNICEF-in dhe USAID për donacionin për 39 shkollat, ashtu që fëmijët e Prishtinës të kthehen të sigurt në shkollë. /Telegrafi/