NË NJË BOTË TË MBRAPSHTË TA ÇMOSH VIRTYTIN
22/05/2020
Poezi nga: E. E. CummingsPërktheu: Fadil BajrajM në një botë të mbrapshtë - ta çmosh virtytin
A në një botë të frikacake - të kesh kurajë
R në një botë të pabesë - të jesh i besës
I në një botë të luhatshme - të qëndrosh i patundur
A në një botë të vrazhdë - të tregosh mëshirë
N në një botë tendencioze - të veprosh me drejtësi
N në një botë të paturpshme - të jetosh fisnikërisht
E në një botë të urryer - të falesh
M në një botë të korruptuar - të jesh i ndershëm
O në një botë të pashpirt - të jesh i njerëzishëm
O në një botë vrastare - të krijosh
R në një botë të sëmurë - të jesh shëndosh e mirë
E në një epokë të kurrKUSHit - të jesh diKUSHi


