Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Rekomandimi për vizat, vlerësim i merituar për qytetarët

2016/05/Isa-Mustafa-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas njoftimit nga Komisioni Evropian se Kosovës i është dhënë rekomandimi për liberalizimin e vizave, ka pasuar edhe urimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa shkroi në Facebook se me këtë vendim, qytetarëve të Kosovës iu dha vlerësimi i merituar.

“Urime Qytetarë të dashur! Rekomandimi pozitiv për heqjen e vizave është vlerësimi më i merituar për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Bashkimi Evropian. Rezultatet e punës së Qeverisë çdo ditë e më shumë janë të prekshme për qytetarët e Kosovës, qytetarë të kontinentit dhe të vlerave evropiane”, ka shkruar. /Telegrafi/