Please enter at least 3 characters.

Murray në çerekfinale

2016/01/murray-n-euml-ccedil-erekfinale_hd.jpg

Tenisti britanik regjistroi fitore prej 3-0 në sete (6-4, 7-5, 7-6) megjithëse nuk e pati të lehtë.

I pyetur nëse kjo ishte paraqitja e tij më e mirë deri më tani në këtë turne, 27-vjeçari ka thënë: “Besoj se po. Ishte një atmosferë e pabesueshme sot (e hënë), vërtet jam kënaqur në fushë”.

Në raundin tjetër, Murray do të ndeshet me francezin Gael Monfils, ndaj të cilit do të përpiqet të sigurojë pjesëmarrjen në gjysmëfinale.

Monfils arriti në çerekfinale falë fitores ndaj spanjollit Guillermo Garcia-Lopez (6-0, 6-2, 7-5). /Telegrafi/