Please enter at least 3 characters.

Momenti kur vetura futet në trotuar dhe shtyp këmbësorët në Times Square (Video, +18)

2017/05/1-371.jpg

New York-u është tmerruar sot kur një shofer u fut me veturë në trotuar dhe shtypi dhjetëra persona, ku si pasojë humbin jetën një vajzë dhe u lënduan 22 tjerë.

Por pas këtij aksidenti të tmerrshëm, janë publikuar edhe pamjet e para të momentit kur shoferi i veturës humb kontrollin dhe shtyp këmbësorët në trotuar në sheshin Times Square, transmeton Telegrafi.

Ish-marinsi amerikan Richard Rojas 26-vjeç, shihet duke u futur me shpejtësi të madhe në turmën e këmbësorëve.

Shumë kalimtarë rasti që i kanë shpëtuar shtypjes kanë deklaruar për mediat amerikane, se trotuari ishte i mbushur me gjak nga njerëzit që u shtypën. /Telegrafi/