Please enter at least 3 characters.

Milani me stadium të ri

2016/01/milani-me-stadium-t-euml-ri_hd.jpg

“Rossonerët” për një kohë të gjatë janë lidhur me një shpërngulje nga San Siro, me Interin që mbetet administrues i stadiumit të vjetër.

“Puna në stadiumin e ri po vazhdon dhe modeli plastik është gati”, ka thënë Berlusconi. “Jemi duke pritur për përgjigje në gjashtë muajt e parë të vitit 2015. Ideja është që stadiumi të kompletohet deri në vitin 2020. Kjo është ëndrra ime për fansat rosonerë”.

“Tani jemi duke analizuar zonën e cila duhet të jetë funksionale për një klub si i yni. Madje edhe babai im është entuziast për këtë projekt”.

Milano ka zhvilluar ndeshjet në San Siro që nga viti 1926, teksa stadiumi u ngrit nga Interi.  /Telegrafi/