Please enter at least 3 characters.

McGregor rikthehet me postimet në rrjetet sociale, babai i tij thotë se ADN-ja na bën çfarë jemi

2018/04/ConorMcGregorgjyq.jpg
588:"NEW YORK, NY - APRIL 06: Ultimate fighting star Conor McGregor stands with his lawyer Jim Walden during an arraignment in Brooklyn Criminal court on April 6, 2018 in New York City. McGregor is facing criminal charges in the wake of a backstage melee he allegedly instigated that has forced the removal of three fighters from UFC's biggest card of the year. Video footage appears to show the promotion's most bankable star throwing a hand truck at a bus full of fighters after a Thursday news conference for UFC 223 at Brooklyn's Barclays Center. (Photo by Mary Altaffer-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor iu është kthyer postimeve në rrjetet sociale pas një pauzë disa ditore që nga incidenti në Brooklyn me ç'rast edhe u arrestua.

Ylli i popullarizuar i arteve të përziera marciale (MMA) ka qenë i qetë në rrjetet sociale që nga dita kur e sulmoi autobusin që i bartte luftëtarët e UFC-së.

Megjithatë, gjatë të hënës e ka publikuar një fotografi, të cilën nuk e ka shoqëruar me mesazh.

Imazhi e shfaq 29-vjeçarin duke shkuar drejt automjetit të tij luksoz në New York, i shoqëruar nga stafi i sigurimit dhe nga miku i tij, Cian Cowley. Fotografinë e ka shoqëruar vetëm më një figurë të 'duarve që luten'.

'The Notorious' rrezikon burgun pasi përballet me tre akuza për shkak të veprimit të tij në Barclays Center në New York. Njëra prej akuzave është 'sjellje kriminale'.

Në ndërkohë, një postim e ka bërë edhe babai i McGregor, Tony, i cili e ka publikuar një fotografi të përbashkët me birin e tij.

"ADN-ja është ajo që jemi", ka shkruar ai në përshkrim. /Telegrafi/