Please enter at least 3 characters.

Mbi 4000 dhe 49 të vdekur shkaku i coronavirusit në Serbi

2020/10/korona.jpg

Sipas informacionit të fundit, në Serbi është konfirmuar se sot ka 4,091 të infektuar me coronavirus.

Autoritetet shëndetësore serbe kanë raportuar se 49 njerëz kanë ndërruar jetë, raporton b92.

Tani ndodhen 9,688 persona në spitale dhe 312 në aparate për frymëmarrje.

Deri më tani, një total prej 2,882 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë dhe shkalla e vdekjeve është 0,91 për qind.

Ndryshe, vaksinimi kundër coronavirusit filloi sot dhe e para që e mori ishte kryeministrja, Ana Brnabiq. /Telegrafi/