Mashtruan 10 gra duke iu premtuar donacion, arrestohen tre persona në Fushë Kosovë
11/06/2025
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mashtrimit në Fushë Kosovë, ku 10 gra kanë rënë pre e mashtrimit nga tre persona, duke iu premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare.
Rasti ka ndodhur gjatë vitit 2023/2024 në Fushë Kosovë.
“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë mashtruar dhjetë viktimat e gjinisë femërore duke ju premtuar donacion në emër të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare. Vlera e dëmit llogaritet të jetë 45.000.00 euro”, thuhet në raport.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


