Please enter at least 3 characters.

Maqedonia renditet mirë në ''Indeksin e kreativitetit të shteteve'' (Foto)

2017/03/Kreativiteti-ne-bote-2.jpg

Kohëve të fundit është publikuar një kërkim shkencor me temën ''Kreativiteti i shteteve'' ku vlerësohen tre kategori të shteteve: talenti, teknologjia e përdorur, dhe toleranca, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këtë kërkim e ka bërë instituti ''Martin Prosperity Institute'' ku janë përfshirë të gjithë shtetet e mundshme në botë për punën gjatë vitit 2015.

-Kriteri ''teknologji'' është për vlerësimin e posedimit dhe përdorjes së teknologjisë brenda një shteti për zhvillim dhe përmirësim të jetesës.

-Kriteri ''talenti'' i një shteti është ndërthurrje në mes shkollimit të qytetarëve dhe numrit të njerëzve që punojnë në ''industri kreative''.

-Kriteri ''toleranca'' është gjendja e qytetarëve të shteteve të analizuara në tema si: Të drejtat e komunitetit LGBT, refugjatët dhe pakicat.

Shteti më i mirë në këtë kërkim shkencor është shpallur: Australia, e pasuar nga SHBA-të dhe Kanada. Më keq janë ranguar: Madagaskari, Ghana dhe Iraku.

Nga rajoni, Slovenia është në vendin e 16, Mali i Zi në vendin e 46, Serbia në vendin e 54, Kroacia në vendin e 58-të, Maqedonia në vendin e 74 kurse Bosnja dhe Herzegovina në vendin e 108.

Për Maqedoninë janë dhënë këto vlerësime: Teknologji: 76
Talent: 63
Tolerancë: 70