Please enter at least 3 characters.

Mane bëri një gjest të madh gjatë finales së Superkupës së Evropës, ia dhuroi fanellën mbledhësit të topave

2019/08/mane.png

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane e meritoi të merrte me çmim 'Lojtari i Ndeshjes' pas një paraqitje të shkëlqyer kundër Chelseat të mërkurën në mbrëmje në finalen e Superkupës së Evropës.

Por, kjo nuk ishte e gjitha pasi Mane bëri një gjest që ka rrëmbyer zemrat e tifozëve të sportit dhe tani meriton edhe më shumë mirënjohje.

27-vjeçari shënoi dy herë në finalen e Superkupës pasi skuadra e Jurgen Klopp fitoi në penallti pasi ndeshja përfundoi 2-2 pas kohës shtesë.

Mane në shtesë u zëvendësua dhe nuk mundi të godasë penalltinë, por bëri lumturoi një djalosh të ri që mbledh topa gjatë kohës sa ishte në bankë.

Reprezentuesi i Senegalit e ftoi të riun dhe pastaj e përqafoi përpara se të t'ia dhuronte fanellën e tij.

Kjo është ajo që futbolli është mbi të gjitha dhe Mane mund të quhet një hero modern i ditëve të sotme!

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që ylli i Reds ka treguar që është njëri nga futbollistët me humanitar në futboll.

Pas përfundimit të Kupës së Kombeve të Afrikës, 27-vjeçari u kthye në fshatin ku u rrit për të parë se si po shkon ndërtimi i shkollës që ai po financon.

Në prill të vitit të kaluar, fituesi i Ligës së Kampionëve dhuroi mbi 200 mijë euro në mënyrë që brezi i ardhshëm i fëmijëve në Bambali të ketë një shkollë të mesme të re për t'u dhënë atyre mundësi për t'u shkolluar. /Telegrafi/