Please enter at least 3 characters.

Mancini: Do ta fus në burg Balotellin

2016/01/f.0417130506721_m.jpg

Sulmuesi problematik italian festoi fitoren prej 1-0 në mënyrë mjaft kontraverse, pasi shkoi te tifozët e United për ta hedhur fanellën e tij dhe më pas u kthye te ata të Cityt. Natyrisht, ky veprim nuk kaloi lehtë pasi kapiteni Rio Ferdinand shkoi për t’i qeruar hesapet me italianin, ndërsa këtë të fundit e ‘shpëtuan’ bashkëlojtarët.

“Secilën herë është gabimi i Balotellit, por dua të pres. Nuk kam parë se çfarë ndodhi, kështu që e kam vështirë. Mund ta fusim në burg? Javën e ardhshme mund ta fusim në burg për këtë”, ka thënë Mancini. /Telegrafi/