Manchester United dhe Inter nuk e duan, Sanchez pëlqehet vetëm nga një klub
287:"GENOA, ITALY - SEPTEMBER 28: Alexis Sanchez of FC Internazionale celebrates after scoring the first goal of his team during the Serie A match between UC Sampdoria and FC Internazionale at Stadio Luigi Ferraris on September 28, 2019 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images
06/04/2020
Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez, që është i huazuar këtë sezon te Interit, mund të përfundojë sezonin e ardhshëm tek ndonjë klub tjetër.
Sipas “The Sun”, as Manceshter United e as Interi nuk e duan në skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.
West Ham është i internuar dhe ka kontaktuar menaxherin e futbollistit kilian Fernando Felicevich për ta bindur ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Arsenalit që të veshë fanellën e tyre.
Megjithatë, ky transferim nuk mund të konsiderohet i mundshëm, pasi Sanchez fiton pagë të lartë te United (570 mijë euro në javë).
Kjo shifër është e vështirë për t’u përballuar nga financat e West Ham, që do të kërkonin të futeshin në bisedime për shumën. /Telegrafi/


