Please enter at least 3 characters.

Mali i Zi dënon publikimin e emrave të të infektuarve me coronavirus

2020/04/9E340EFB-11C3-425C-BC04-B6BB6C29DC9A_w1597_n_r1_st-e1585925735342.jpg

Mali i Zi e dënoi publikimin e emrave të të sëmurëve me coronavirus, duke thënë se me këtë veprim shkelen të drejtat themelore të qytetarëve.

Në mediat sociale është shpërndarë një listë me emrat e mbi 60 personave të infektuar nga Podgorica.

Në mesin e të dhënave të tjera janë publikuar edhe numri identifikues dhe viti i lindjes.

Qeveria malazeze u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse shtetërore që të hetojnë burimin e kësaj liste dhe t’i identifikojnë ata që shpërndajnë informacione të tilla.

"Presim që institucionet kompetente të ndërmarrin hapa urgjentë në këtë drejtim dhe të informojnë publikun për rezultatin e hetimit. Kujtojmë që kemi kërkuar të hetohet edhe çështja e 21 marsit, kur është bërë publike një listë e personave në izolim, me numra identifikimi", tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter.

Mali i Zi është bërë vendi i fundit në Evropë që ka raportuar rastet e para me coronavirus më 17 mars dhe aktualisht ka 160 të infektuar. /rel/