Please enter at least 3 characters.

Malaj i kënaqur me pritjen te Tirana

2016/01/malaj-i-k-euml-naqur-me-pritjen-te-tirana_hd.jpg

Argjend Malaj është njëri ndër talentet e futbollist kosovar që emigroi me një numër të madh të futbollistëve tjerë nga Raiffeisen Superliga e Kosovës drejt Kategorisë superiore në futbollin shqiptar.

Mesfushori tani më është pjesë e Tiranës, skuadrës që është në kërkim të riformimit të gjitha pjesëve të saj për suksese të reja.

“Jam i kënaqur me pritjen”, fillon bashkëbisedimin për portalin Sporti1, Malaj.

“Jam i fascinuar me punën dhe ushtrimet që bëhen te Tirana, po ashtu nuk është e tepërt të them se më është rezervuar një pritje shumë e mirë nga bashkëlojtarët, stafi dhe drejtuesve të klubit. Sigurisht se kjo rrit përgjegjësinë time përballë klubit të bëjë paraqitje sa më të mira për të arsyetuar besimin”.

Për pak stërvitje ai vëren dallimin ndërmjet futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë. “Pas këtyre pak seancave stërvitore mund të them se ka dallim të madh në mes të futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë”.

Ai pranon se adaptimi ka qenë edhe më i lehtë meqenëse ka gjetur në skuadër Arbër Prekazin, një tjetër lojtar i larguar nga futbolli kosovar. /Sporti1/Telegrafi/