Please enter at least 3 characters.

Makpetrol: Në Facebook është shpërndarë lojë e rrejshme shpërblyese, mos merrni pjesë

2021/12/makpetrol.jpg

"Makpetrol" e informon opinionin se në rrjetin social Facebook, në emër të tyre është organizuar lojë e rrejshme shpërblyese.

Nga kjo kompani thonë se kjo lojë e rrejshme shpërblyese është organizuar nga profili "Makpetrol Makedonija".

"Dëshirojmë të theksojmë se kompania 'Makpetrol AD' ka një lojë shpërblyese që realizohet nën moton 'Verna - Një dhe e vetme', si dhe një profil zyrtar në Facebook 'Makpetrol Ultra'".

"I këshillojmë qytetarët nëse hasin lojëra shpërblyese të tilla apo të ngjashme false të mos i marrin parasysh dhe t'i injorojnë", thuhet në njoftimin e "Makpetrol".