Please enter at least 3 characters.

Lushtaku gjobitet me 350 euro

2016/01/lushtaku-gjobitet-me-350-euro_2_hd.jpg

KD-ja, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, ka shqiptuar këtë gjobë për Lushtakun, i cili javën e shkuar u largua nga banka për sjellje josportive ndaj arbitrit në ndeshjen ndërmjet Besës dhe Drenicës, raporton Koha.

Krahas Lushtakut, KD-ja ka shqiptuar gjobë edhe për mjekun e skuadrës së Drenicës, Arben Hajrizi. Hajrizi është gjobitur me 250 euro për shkak të largimit nga fusha si pasojë e sjelljeve josportive.

"Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë - Komisionit për ankesa në afat kohor prej tetë ditësh nga data e publikimit të vendimit. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit", thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/