Please enter at least 3 characters.

Loriana Kuka e artë në kampionatin evropian

2018/11/auto_441530285631.jpg

Një tjetër sukses i xhudistëve tanë në kampionatin evropian U23 të xhudos.

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 23 vjeç.

Në këtë kampionat që po mbahet në Hungari, Kuka ka shkëlqyer nga raundi i parë deri në finale në kategorinë -78 kg.

Në finalen e madhe, Kuka ka mposhtur xhudisten gjermane Christina Faberin.

Përveç Lorianës, në këtë kampionat medaljen e artë për Kosovën e fitoi edhe Akil Gjakova në konkurrencën e meshkujve. /Telegrafi/