Please enter at least 3 characters.

Lojtarët e Juves e ngushëlluan Neymarin (Foto)

2017/04/neymarfk.jpg

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, nuk ka mundur t’i mbajë lotët nga pikëllimi pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve.

Katalunasit luajtën pa gola në Camp Nou në ndeshjen kthyese çerekfinale, ndërsa të parën e kishte fituar Juventusi me rezultat 3-0.

(Getty Images)

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, braziliani ka qarë ashtu që atë e kanë përqafuar lojtarët e Juves.

Në mesin e atyre që e ngushëlluan ishte edhe ish-lojtari i Barcës, Dani Alves. /Telegrafi/