Llazari i kënaqur me angazhimin e hendbollistëve kosovarë
30/10/2014
Alfred Llazari, trajneri i përfaqësueses së Kosovës në hendboll është ndarë i kënaqur nga ajo që kanë treguar lojtarët e tij në paraqitjen e parë ndërkombëtare në ndeshje eliminatore, raporton Sporti1.
Kosova është mposhtur në Bukuresht nga Rumania (36:24), por Llazari tha se lojtarët dhanë maksimumin.
“Duke marr parasysh se ishte ndeshja e parë, mund të them se jam i kënaqur. Në dy minutat e fundit na lëshoi përqendrimi, si shkak i mungesës së përvojës dhe lojërave ndërkombëtare”.
“Sido që të jetë, djemtë mbrojnë ngjyrat si është më së miri dhe tash na pret ndeshja e kthimit, por e njohim kundërshtarin mirë dhe do të japim maksimumin për të arritur më të mirën”, tha Llazari. /Telegrafi/


