Please enter at least 3 characters.

Llapi kalon tutje, eliminon Vllazninë

2017/12/24862200_10155862795647243_4437207339978227956_n.jpg

Llapi ka arritur të kalojë tutje në Kupën e Kosovës, pasi arriti ta mposht Vllazninë e Pozharanit me rezultat 1-0.

Vllaznina ishte më e mirë në pjesën e parë duke radhitur disa raste me Festim Krasniqin dhe Shkëmbim Salihun, por pa sukses.

Llapi u këndell vetën në fund të pjesës së parë duke rrezikuar me Florim Berbatovcin.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar me raste nga të dyja anët.

Kur u prit që ndeshja do të shkojë në vazhdime në skenë doli Kushtrim Shabani që shënoi në minutën e 78-të.

Ky gol ishte vendimtar dhe e kalon Llapin në fazën tjetër. /Telegrafi/