Please enter at least 3 characters.

Liverpooli mposht thellë Brightonin - Salah në histori të Ligën Premier, Reds në LK

2018/05/Salah-Brighton.jpg
269:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 13: Mohamed Salah of Liverpool celebrates after scoring his sides first goal during the Premier League match between Liverpool and Brighton and Hove Albion at Anfield on May 13, 2018 in Liverpool, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka fituar në shtëpi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e fundit të këtij sezoni në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur ta mbyll me fitore një sezon superior në Angli, ku siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Serinë e golave për Reds e hapi ylli kryesor i skuadrës, Mohamed Salah, i cili shënoi në minutën e 26-të për 1-0, gol ky i 32-ti këtë sezon në Ligën Premier dhe rekord për gola brenda një sezoni.

Salah në histori të Ligës Premier (Getty Images)

Liverpooli gjeti edhe golin e dytë brenda pjesës së parë, ku Dejan Lovren shënoi për 2-0 pas asistimit të Andrew Robertson.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, që shënuan edhe dy gola tjerë, ku i pari erdhi pas vetëm tetë minutave lojë me Dominic Solanke që shënoi për 3-0.

Festa e Solankes pas golit të shënuar (Getty Images)

Vendasit nga Anfield vazhduan trysninë, por golin e katër e gjetën vetëm në fundit të ndeshjes me mbrojtësin Robertson, i cili shënoi për 4-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Liverpooli e përmbyll sezonin në pozitën e katërt me 75 pikë, ndërsa Brightoni përfundoi në vendin e 14-të me 40 pikë.

Përveç Liverpoolit kualifikimin në Ligën e Kampionëve e siguruan edhe kampioni Manchester City dhe Manchester United dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/