Liverpooli e mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj Portos
Liverpooli e ka mbyllur pjesë e parë në epërsi prej dy golash ndaj Portos në ndeshje e parë çerekfinale që po zhvillohet në Anfield Road.
Djelmoshat e besuar të Jurgen Klopp e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar që në minutën e pestë.
Një asistim i Firmino për Naby Keitan, ku ky i fundit gjuan dhe shënon për 1-0.
Liverpooli vazhdoi me sulme, por edhe mysafirë kërkon që të vinin tek goli.
https://twitter.com/goal26174756/status/1115695359395811334
Një aksion i bukur i Liverpoolit në minutën e 26-të, ku topi vjen te Alexander-Arnold, i cili asiston për Firminon që e kishte të lehtë të shënonte i vetëm me portier për 2-0.
Goli i tretë i tij në Ligën e Kampionëve.
Deri në fund të dy skuadrat tentuan të shënojnë, por pjesa e parë u mbyll 2-0 në të mirë të Liverpool. /Telegrafi/


