Please enter at least 3 characters.

Lippi largohet nga Guangzhou Evergrande

2016/01/lippi-largohet-nga-guangzhou-evergrande_2_hd.jpg

Ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë mori timonin e skuadrës së Superligës së Kinës në maj të vitit 2012, duke nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë për një shumë rreth 30 milionë euro.

Lippi e udhëhoqi Guangzhoun drejt tre titujve radhazi në ligë dhe një trofe të Chinese FA CUP, mirëpo suksesi i tij më i madh ishte trofeu i AFC Champions League në vitin 2013.

Edhe pse Lippi në nëntor të vitit të kaluar dha dorëheqje nga posti i trajnerit, ai e mori detyrën e drejtorit sportiv në klub, mirëpo tash është larguar krejtësisht nga klubi. /Telegrafi/