Limaj: Krishtlindja le të shërbejë për më shumë tolerancë
06/01/2019
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjes ortodokse.
Sipas Limajt, kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.
Postimi i plotë i Limajt:"Urime Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Kosovë!Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës!Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për me shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.Gëzuar!", ka shkruar Limaj. /Telegrafi/


