Please enter at least 3 characters.

Kuvendi kujton masakrën në Burgun e Dubravës

2022/05/kuvendi-2.jpg

Kuvendi i Kosovës nisi punimet e seancës plenare duke kujtuar masakrën e Burgut të Dubravës e ndodhur më 19 maj të vitit 1999, në luftën e fundit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci tha se masakra e Dubravës ishte një ndër masakrat më të rënda që ka ndodhur në Kosovë.

Ndryshe, në seancën e sotme pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për turizmin, Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.