Please enter at least 3 characters.

Kurti: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor

2022/11/me-rastin-e-14-vjtorit-te-dites-se-Pavaresise-parakalimi-i-kuadrateve-te-FSK-se-dhe-te-Policise-se-Kosoves-Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-38.jpg

“Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin”.

Kështu ka deklaruar të premten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se “ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor”.

“U jemi mirënjohës partnerëve, vendeve mike e aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai këto deklarata i ka bërë në ditën kur, në kazermën “Adem Jashari” u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës.

Ndërsa një ditë më parë, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. /Telegrafi/