Kur do të pensionohet Majlinda Kelmendi?
14/08/2016
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka arritur në Kosovë.Xhudistja kosovare gjatë një konference për shtyp ka thënë se nuk po mendon për pensionim.
Madje, Xhudistja kosovare mendon se e ka përpara karrierën e saj.
“Jam 25 vjeçe, në formën më të mirë të mundshme. Nuk kam arsye të tërhiqem, jam shumë e motiuar. Do të ishte gabimi më i madh nëse do ta lija xhudon. Dua të fitojë edhe shumë herë kampionatin evropian, botëror dhe medaljen olimpike”, ka thënë xhudistja pejane. /Telegrafi/


