Please enter at least 3 characters.

Ku mbetën njohjet e shumëpritura të Kosovës?!

Tani më ish institucionet tona legjitime të Kosovës, në krye me ish qeverinë, gjithmonë u zotuan për njohjen e vendit nga shumë shtete evropiane dhe botërore që në fillim të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ish institucionet tona, që nga pas lufta dhe veçanërisht nga viti 2008, u zotuan për një shtet ligjor dhe demokratik. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17/02/2008, politikanët tanë me retorikën e tyre boshe të mësuar ashtu përmendësh, çdo ditë në media të shkruara dhe elektronike premtonin njohje të reja nga shumë vende të botës.

Pas pavarësimit të vendit, zotimi i tashmë i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, se Kosova do të njihet nga njëqind shtete më të fuqishme evropiane dhe botërore, nuk u bë realitet.
Ku mbetën njohjet e shumë premtuara dhe shumë pritura?! Pas Pavarësisë ndodhën edhe shumë gjëra të tjera që nuk mbushën atë çka u premtua se do të shkojnë gjërat ashtu si u pritën të ndodhin në realitet. Proceset që ndodhën pas Pavarësisë, përveç njohjeve të pakta, si më të dobishme konsiderohen anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore. Kurse në anën tjetër ish qeveria, e quante veten si më zotuesen për të gjitha proceset që po ndodhnin në vend.

Premtimi për njohje të reja nuk u ndal për asnjë moment. Tashmë ish qeveria u vetëquante si më punëtorja në fushën e lobimit për njohjet e vendit. Por as pas dy viteve më shumë të formimit të shtetit, nuk u realizua premtimi i shumë folur nga politikanët tanë! Përplasjet e vazhdueshme në këshillin e sigurimit të OKB-së mes dy ministrave të jashtëm, Kosovës dhe Serbisë, ishte një arenë e vazhdueshme diplomatike, që e paraqittë situatën aktuale në të dy vendet tani më fqinje. Për çështjen e njohjeve u zhvilluan “shumë lobime”, por që nuk mundën ta arrinin atë premtimin e Kryeministrit Thaçi, se pas pavarësimit do të kemi njëqind njohje të menjëhershme të Kosovës shtet sovran dhe i pavarur.

Pas shumë përpjekjeve të bëra në politikën e tyre ditore për njohjet e vendit, u zhvillua dhe beteja e radhës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Aty fitoi Kosova. Por a thua vallë ku u tretën këto njohje?! Politikanët tanë u zotuan se pas këtij procesi do të ketë një valë të re njohjesh nga shumë shtete, por realiteti është se prej vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Kosova ka pasur vetëm tri njohje të reja, e që nga Shpallja e Pavarësisë, gjithsejtë 72 njohje. Ky numër i njohjeve të Pavarësisë së Kosovës nuk përkon me shifrat e askujt që premtuan për këto dy vite e gjysmë shtet!

(Autori vijon studimet postdiplomike në Fakultetin e Filologjisë)